Pse autoritetet greke refuzuan ta ekstradojnë bashkëshortin e Angela Martinit në Rumani?!

Elelmenti i  befasisë ishte që në fillim në çështjen e biznesmenit rumun Dragos Savulesco që u arrestua në gusht në Mykonos.

Enigmës së trillerit ligjor së fundmi i është shtuar dhe refuzimi  i urdhër-arrestit në vendin e tij nga drejtësia greke.

Biznesmeni rumun së bashku me bashkëshorten e tij modelen shqitpare Angela Martini kanë njoftuar se drejtësia greke ka bllokuar përpjekjen e ekstradimit nga autoritetet rumune.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Egje në Syros, gjyqësori rumun nuk ka juridiksion për të kërkuar ekstradimin e biznesmenit nga Greqia. 

Në të njëjtën kohë, u urdhërua refuzimi i menjëhershëm i urdhër -arrestit rumun.

"Autoritetet rumune i keqinformuan qëllimisht autoritetet greke, edhe pse e dinin që çështja ime ishte zgjidhur ligjërisht në Itali. Ky është një abuzim skandaloz i ligjit ndërkombëtar nga autoritetet rumune që ende jetojnë në epokën e Çausheskut. Gruaja ime dhe unë jemi shumë të kënaqur që gjykata në Greqi që ka pranuar se kërkesa për ekstradim nuk bazohet në kriteret meritokratike dhe se ne kemi të drejtë të kthehemi në Itali, "  tha Savulescu pas largimit nga gjykata.

“Edhe pse javët e fundit kanë qenë ferr për mua, arrestimi im në Mykonos dëshmoi edhe një herë se autoritetet rumune nuk ngurrojnë të abuzojnë me ligjin italian dhe evropian duke lëshuar një urdhër. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve gjyqësore greke dhe do të doja të falënderoj avokatin tim Michalis Dimitrakopoulos për punën e tij të rëndësishme" , shtoi rumuni. 

 Ndërsa bashkëshortja e tij Anglea Martini u shpreh para se të largoheshin nga Greqia:  

"Ne jemi të bashkuar, dashuria jonë është si një superhero, gati për të mposhtur gjithçka"

Avokati i Dragos Savulescu , Michalis Dimitrakopoulos, bëri deklaratën e mëposhtme:

''Në dosjen e çështjes, kishte garanci nga autoritetet gjyqësore të Italisë dhe Eurojust se dënimi i klientit tim, i vendosur me vendim të Gjykatës së Apelit të Bukureshtit, tashmë është duke u kryer në Itali, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të vendi ekzekutues ".

Çifti është larguar nga Mykonos dhe u kthyen në Milano, ku do të jetojnë pas vendimit të Drejtësisë.

Edhe pse, sipas Savulescu, kishte dokumentet e nevojshme nga autoritetet italiane për të udhëtuar lirshëm, ai u arrestua në një restorant në Mykonos para gruas dhe miqve të tij, në një operacion në të cilin ishin më shumë se 30 policë të përfshirë. 

Ai qëndroi në paraburgim në Syros për dy ditë, para se të lirohej.