'Dy jashtëtokësorë', Pjanic flet për CR7 dhe Messin: Janë të ndryshëm, por edhe shumë të ngjashëm

Mesfushori i Besiktas, dhe ish -lojtari i Juventusit, Miralem Pjanic në një intervistë të gjatë për “Tuttosport” foli për Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, ish -shokët e tij të skuadrës te Juventus dhe te Barcelona: "Po dhe ndihem shumë me fat: të luash me dy jashtëtokësorë është po aq e vlefshme sa një trofe.

Leo dhe Cris janë të ndryshëm, por edhe shumë të ngjashëm: jetojnë për të konkurruar dhe fituar, edhe në stërvitje. Cristiano kujdeset për çdo detaj, por mos mendoni se Messi nuk është punëtor i madh. Leo, megjithatë, ka një dhuratë unike: ai arrin gjithçka me thjeshtësi ekstreme. Edhe goditjet e lira ... Mua më duhet t’i praktikoj vazhdimisht. Ndërsa Leo vështirë se i provon në stërvitje, por më pas në një ndeshje ai shënon gola të bukur. Është çmenduri ".