VIDEO/ I biri vrau nusen, e ëma në shok: Më vjen keq, e rrita vetë, se mua më ka ikur dhe im bir me të...

Nëna e Elton Metajt, 31-vjeçarit nga fshati Peshtan i Fierit, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj një natë më parë, e pyetur nga gazetarët sot ka rrëfyer shumë detaje nga marrëdhënia e këtij çifti që ishte dashuruar shumë vite më parë, qëkurse Sabrina ishte 13 vjeçe...Gazetari i SYRI TV, Xhemil Beharaj, njoftoi në vijim:

Sabire Metaj: “E mora vesh se çfarë ka bërë djali, nuk jam në gjendje të mirë… Na ka bërë hatanë. Unë nuk kam mbushur 4- ditët e babait…Varrosa babanë, varrosa vëllanë dhe tani… Me ne rrinte, nuk kuptohej fare se çdo të bënte”

“Nuk erdhi në shtëpi pas ngjarjes. Policia erdhi pas ngjarjes, kontrolli të tëra. Eltoni ka nja dy muaj që ka dalë nga burgu. Mbaroi dënimin, ishte në spital.”

“Sa qe djali në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël të djalit.

“Ata duheshin, ata duheshin me kohë…Nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen keq se e rrita vetë, si për atë, si për tim bir. Se mua më ka ikur dhe im bir me të. Më vjen shumë keq, nuk e prisja.”

Si e gjykoni veprimin e djalit tuaj?

Të keq….

Ia keni frikën një hakmarrjeje?

Po dhe kanë të drejtë…

Do të kishit një fjalë ngushëlluese për familjen e vajzës…

Përzihem me ta edhe unë, është e njëllojtë dhimbja, si ata dhe unë e rrita, se e mora 13 vjeçe…

A do të kërkonit dënim maksimal për djalin?

E ka shteti në dorë…

A do të shkonit pranë familjes së tyre për të ulur gjakrat?

(Heshtje..)

Nuk mund të flas më…

Nuk e kuptova…

A e kërkonte ish-bashkëshorten?

Po, flisnin, duheshin, edhe në telefon flisnim. Pas burgut, nuk e di.... Pas daljes nga burgu, e takoi, i nxori çupën (në takim) ...Nuk flas dot, e vini veten në vendin tim dhe aty do të flisni…