Açka: Ç’të mbjellësh, do të korrësh…

Nga Flutura Açka.

Ç’të mbjellësh, do korrësh…

Me teatrin tënd nuk dokëndiset më njeri. Si Çiçikovi - bashkë me shpurën e babëzitur, me bandat, me kriminelë me dhe pa pushtet, me tapira, me kufizime kinse korona, me legalizime, me kërcënime e shantazhe të administratës, me shpërdorimin e të gjitha llojeve të policive që kemi, me gardhin për diasporën dhe të gjitha shpikjet e zeza të makinerisë së mashtrimit, dhunës dhe grabitjes së votave - bleve mijëra shpirtëra shqiptarësh të varfër.

I le enkas në mjerim, sepse mjerimi i të tjerëve është joshja e të gjithë sundimtarëve që përjetojnë kënaqësinë e “sovranit” me vasalët. Ajo do të të kthehet shpejt në bumerang.

Nuk ke parë gjë akoma!