Dendësohen vranësirat në fundjavë, priten shira dhe stuhi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të poazionuar në Europën lindore duke kushtëzuar mot të  qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E Shtunë, 11 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore     13/26°C
Zona e ulët         14/31°C
Zona bregdetare  18/27 °C

Kosova, e Shtunë, dt 11 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura . Era do të jetë me drejtim Jug 8-10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C .

E Diel, 12 Shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në Jug dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     14/27°C
Zona e ulët         14/32°C
Zona bregdetare  19/29 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari