EMRAT/ Krim në Fier, burri vret ish-gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Elton Metaj ka vrarë gruan e tij Sabrina Benga. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhupan.

Metaj kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe pas një debati, e kishte qëlluar atë.

Policia e Fierit/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.