Djemtë janë më të rrezikuar nga vaksina Pfizer se nga Covid-i

Djemtë e shëndetshëm janë më të rrezikuar nga vaksina e Pfizer se nga koronavirusi.

Kështu raporton e përditshmja britanike, Guardian. Ajo i referohet një studimi të kryer në SHBA.

Sipas këtij studimi, djemtë kanë më shumë gjasa që të shtrohen në spital nga efektet anësore ët vaksinës së Pfizer, që shkakton inflamacion të zemrës, sesa nga vetë Covid-19.

Analiza e tyre është bazuar te djemtë nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Të dhënat tregojnë se ata kanë gjashtë herë më shumë gjasa që të përfundojnë në spital me miokardit nga vaksina sesa nga koronavirusi.

Gazeta shkruan se diçka e ngjashme është parë edhe te vaksina e Moderna.

Lajmi vjen në një kohë kur prodhuesit e vaksinës së Pfizer kanë deklaruar se duhet bërë edhe doza e tretë, nëse duhet të vendoset nën kontroll virusi.