VIDEO VIRALE/ Si bashkëpunoi Basha me Ramën për grisjen e fletëve

Partia Demokratike vendosi të grisë fletët e votimit gjatë seancës ku do të zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Megjithatë, sërish gjërat nuk shkuan siç duhet dhe pati rrjedhje votash.

Por në sy ra edhe një fakt tjetër. Përveçse kjo manovër u quajt qesharake, në momentet kur kryetari i PD, Lulzim Basha po griste fletën, u shfaq kryeministri Edi Rama. Ai kishte një qese në xhep gati. Pasi e nxori atë, nisi të mblidhte fletët e grisura.

A ishte kjo një skemë e mirëmenduar nga të dy? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por rrjetet sociale e shohin kështu.

Video e këtij momenti është bërë virale.