Ironia e Bushatit me PD: Do na marrë malli për Kujtim Gjuzin

Analisti Andi Bushati është një nga kundërshtarët më të ashpër të kreut të PD-së Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Që pas editioralit të tij, Bushati gjatë ditës së sotme ka ironizuar PD-në dhe Bashën.

Në statusin e fundit Bushati ironizon veprimet e PD-së në sallën e Kuvendit, duke shkruar se do ta marrë malli për Kujtim Gjuzin.

‘Duke parë këta dudumët memecë të PD në parlament do na marrë malli për Kujtim Gjuzin’, shkruan Bushati në Facebook.