Shifra marramendëse, nuk do ta besoni sa kushton ora e Noizyt

Noyzi është padyshim një ndër emrat më të lakuar në showbiz.

Ai renditet në listën e emrave të artistëve më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Deri më tani, ai ka sjellë një numër të konsiderueshmë bashkëpunimesh të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe ende vazhdon të mbetet tejet aktiv në lançimin e projekteve të reja.

Ditën e sotme, ai ka publikuar në Instastory një foto ku gjithë vëmendjen e ka ‘rrëmbyer’ ora që mbante në dorë.

Sipas faqes së njohur në Instagram “Shqipcloset”, që bën ‘’llogaritë” e personazheve vip shqiptarë, Noizy për një orë ka shpenzuar plotë 120 mijë euro.