'A i bëre përsëri buzët?' Ana Kauri përgjigjet troç: 'Më ka'…

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri ka bërë disa ndërhyrje estetike, të cilat i ka pranuar të gjitha publikisht. Ajo ka bërë hundën, buzët dhe ka rregulluar dhëmbët. Një ditë më parë, ajo vendosi të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit në ‘Instastory”, të cilët i bënë pyetje nga më të ndryshmet. E një fanse ishte kurioze që të dinte më shumë rreth buzëve të saj.

“A i bëre përsëri buzët? Nëse po një foto të lutem”, i shkruan fansja, të cilës Ana i është përgjigjur përmes një video ku tregonte se nuk ka bërë asnjë ndryshim tjetër.

“Jo, nuk i kam prekur më buzët, thjesht më ka ikur filleri (mbushësi)”, =përgjigjet ish-konkurrentja e “Për’puthen”.