FOTO/ Gjyqtari i njohur i Superiores tërhiqet pas 12 vitesh: Ju tregoj arsyen

Klajdi Kola ka “varur xhaketën në gozhdë”. Një nga arbitrat e njohur të Superligës shqiptare ka zgjedhur t’i japë fund gjykimit në elitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon se operacioni në gju e ka detyruar të marrë këtë vendim të vështirë. Kola falënderon Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë e dhënë përgjatë këtyre 12 viteve.

“Përshëndetje miq! Me keqardhje po ju njoftoj tërheqjen time nga arbitrimi. Operimi 2 herë i gjurit dhe pamundësia fizike më bënë që të mar këtë vendim.

Falënderoj të gjithë kolegët e BASHF dhe FSHF-së për bashkëpunimin në këto 12 vite karrierë. Ju përshëndes!”, shkruan Kola në rrjetet sociale.