Dëshironin t’i vendosin emrin djalit Vladimir Putin, ja pse autoritetet nuk e lejuan çiftin

Një çift suedez, pasi u bekuan me ardhjen në jetë të një djali kishin menduar që emri i tij të ishte i njëjtë me atë të Vladimir Putin.

Por, në bazë të një rregulli të vendosur nga shteti, autoritetet suedeze nuk lejojnë emra që mund të sjellin situata ‘të pakëndshme’ për fëmijët në të ardhmen.

Në këtë grupi emrash përfshihen edhe Allah, Ford apo Michael Jackson.

Megjithatë, sipas një burimi çifti ka ende shpresë se do ja vendosin djalit një emër të tillë, pasi në vitin 2007 dy prindër të tjerë arritën që të hodhnin në gjykatë autoritetet dhe t’i ngjisnin vajzës emrin Metallica.