VIDEO/ Genc Burimi: Vendimi i Bashës burracak, Kim po përçan shqiptarët

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, komentoi vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën.

Burimi theksoi se vendimi i Bashës padyshim që ishte i një burracaku, kurse shtoi se Yuri Kim po përçan shqiptarët me politikën që bën.

'Vendimi i Bashës ishte burrocak, por i shërben PD-së. Por tani i shërben Partisë Demokratike, sepse bëhet më luftarake lufta.

Ambasadorja Yuri Kim po ndërhyn shumë në punët e brendshme të Shqipërisë. Kim përçau PD-në, po përçan një pjesë të shqiptarëve, sepse Partia Demokratike ka ndjekës.

Për herë të parë na shtrohet pyetja nëse do marrim anën e Amerikës apo të Sali Berishës.

Të huajt, SHBA-të përfshirë këtu, po ndërhyjnë në Kushtetutë. Asnjë komb në botë nuk vendos ndonjë forcë të huaj përmbi Kushtetutën e vet. E shantazhueshme nuk është PD-ja, por Basha. Sot nuk kemi sovranitet kombëtar', deklaroi Genc Burimi ne SYRI TV.