Aktorja e famshme habit me rrëfimin për filmin e ri: Princesh Dianën e ndjeja të gjallë gjatë xhirimeve

Aktorja e famshme, Kristen Stewart, ka habitur të gjithë me një deklaratë të bërë në një intervistë për “LA Times”.

Ajo ka folur për marrjen e një sinjali nga Princesha e Uellsit, Diana, për performancën e saj në filmin biografik Spencer.

 

Pas premierës së filmit, Stewart u shpreh se kishte disa “ndjenja drithëruese dhe shpirtërore duke interpretuar për këtë film”, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë Sandringham.

“Edhe nëse thjesht fantazoja. Ndjeva se kishte momente kur mora një lloj prezence. Diana u ndje aq e gjallë për mua kur po bëja këtë film, edhe nëse është gjithçka mes veshëve dhe ishte thjesht një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime donin të harronin që ajo kishte vdekur”, tha aktorja e famshme.

 

“Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë, dhe kështu të kujtosh se ajo kishte vdekur ishte thjesht perçarese. Ishte e çuditshme. Dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”, ka shtuar ajo.

Spencer, filmi i drejtuar nga regjisori i njohur kilian Pablo Larraìn, është vlerësuar gjerësisht që nga premiera e tij botërore në festivalin e filmit në Venecia të Premten.

Pas shfaqjes në Venecia, Stewart foli në një konferencë shtypi për admirimin dhe ndjeshmërinë e saj me Dianën, duke thënë: “Ne nuk kemi pasur shumë prej atyre njerëzve gjatë historisë. Diana bie në sy si një shtëpi me shkëlqim që digjet”.