Barcelona projekton të ardhmen, përgatit ofertën e çmendur për Pedrin

Pedri është duke shkëlqyer me fanellën e Barcelonës dhe ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Liverpool është duke përgatitur një ofertë prej plotë 100 milionë euro drejt Barcelonës për yllin e tyre në merkaton e ardhshme.

Gjiganti anglez nuk ka arritur ende të zëvendësoj Georginio Wijnaldum që u largua gjatë verës në drejtim të Pari Saint-Germain.

Thuhet se Jurgen Kloop e sheh Pedrin si futbollistin ideal për formacionin e tyre dhe kjo do të bëjë që ‘The Reds’ të bëjnë ofertë shumë të lartë për transferimin e tij.

18-vjeçari, ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2022.

‘Blaugranët’ synojnë ta mbajnë në ekip yllin e ri dhe do ti ofrojnë rinovimin e kontratës, megjithatë mbetet të shihet nëse Pedri do vendosë të qëndrojë apo do të largohet në Premier Ligë.