VIDEO: Dhunohet banesa e Musine Kokalarit, vidhet pllaka përkujtimore

Banesa monument kulture e veprimtares anti komuniste Musine Koklarai në Gjirokastër, është dhunuar dhe vjedhur nga persona ende të paindentifikuar. Grabitësit kanë dëmtuar pllakën përkujtimore, ndërsa pasardhës së Musine Kokalarit e kanë quajtur këtë krim të rëndë.

Nga syri TV

Dikur në këtë vend ishte vendosur një pllakë përkujtomore, që tregonte se në këtë shtëpi ka jetuar disidentja anti-komuniste Musine Kokalari. Por dy ditë më parë, banesa Monument Kulture e Musine Kokalarit është dhunuar, ku persona ende të paidentifikuar kanë hequr pllakën përkujtimore të aktivistes anti-komuniste.

Arjeta Kokalari, pasardhëse e disdentes Musine Kokalari, denoncoi rastin e dhunimit të banesës së saj, duke e cilësuar grabitjen një krimë të rëndë.

Banesa e Musine Kokalarit është lënë në harresë nga shteti, ndonëse Ministria e Kulturës ka premtuar shpesh se do të ndërhyjë për rikonstruskionin e saj. Por deri më tani, premtimet kanë mbetur vetëm si të tilla, ndërsa banesa e patriotes gjirokastrite rrënohet nga dita në ditë.

Pas luftës së dytë botërore, Musine Kokalari krijoi Partinë Social Demokrate. Por për shkak të veprimtarisë së saj politike dhe pushkatimit të dy vëllezërve, Musine Kolari e kaloi jetën burgjeve dhe në internim deri në vdekje.