", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/10/auto_pamjet-1-600x3601631271438.png", "width": 900, "height": 540 } }

VIDEO/ U maskua sikur po rregullonte veturën, vret një burrë me disa të shtëna në kokë

Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video të kamerave të sigurisë të enjten, ku shihet i dyshuari që pretendon se po rregullonte një veturë para se t’i shkonte nga pas një burri dhe ta vriste atë me disa të shtëna në kokë.

Viktima, 46-vjeçari Jermaine Dixon, ishte duke ecur rrugës të hënën në mëngjes dhe e hapi derën e veturës, kur i dyshuari filloi të vraponte pas tij. Disa sekonda më pas, i armatosuri e qëllon disa herë burrin nga afër. Dixon u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari kishte kapelë të zezë, maskë në fytyrë dhe rroba të zeza dhe është arratisur nga vendi i krimit me një veturë të bardhë të prodhuesit Nissan, shkruan Fox Neës.

Autoritetet po zhvillojnë hetime edhe për të zbuluar nëse i dyshuari kishte të veshur rroba që zakonisht përdoren nga një sekt i hebrenjve.