Jennifer Lawrence në pritje të ëmbël 

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, tha përfaqësuese i aktores për “Page Six”. 

Çifti është fotografuar rregullisht në Manhattan, duke bërë gjithçka nga blerja e ushqimeve deri tek shëtitjet nëpër qytet me veshje matchy-matchy.  

 

Në një intervistë për podkastin “NAKED with Catt Sadler” në qershor 2019, Lawrence tha: “Sapo e takova Cooke, doja të martohesha me të. Ne donim të martoheshim me njëri-tjetrin. Donim të angazhoheshim plotësisht.  

Ai është shoku im më i mirë, kështu që dua ta lidh ligjërisht me mua përgjithmonë,” bëri shaka aktorja. “Kur e gjen personin tënd të preferuar në planet, thjesht mendon: Ti mund të largohesh.”