Basha i përgjigjet ftesës së Ramës në fushatë: Largo Berishën dhe eja të bashkëpunojmë

11 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të bënte një deklaratë që ngjalli interes te opinioni publik.

Në një intervistë televizive, Rama se do të bashkëpunonte me Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit me kusht që të distancohet Sali Berisha.

“Lulzim Basha duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për të transformuar njëherë e mirë një jetë politike në Shqipëri, që me konvulsionet e saj është kthyer në një stres për shqiptarët. Bashkëpunimi ngushtësisht do të thotë si një bashkëpunim në vendet që ne duam të arrijmë dhe t’u ngjajmë,” tha Rama.

Për ata që mund të mos i kenë kushtuar shumë vëmendje kësaj deklaratë, ajo u në realitet mbrëmjen e shkuar.

Vendimi i marrë në shkelje të plotë të statutit të PD dhe ligjeve të vendit, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, ishte vetëm konfirmim i asaj që ishte përfolur, por nuk ishte zyrtarizuar.

Lulzim Basha iu ‘përgjigj’ pozitivisht Ramës për ftesën e bërë në fushatë për bashkëpunim. Qëllimi ishte që të hiqte pengesën e fundit për të realizuar këtë bashkëqeverisje: ish-kryeministrin Sali Berishë, më të zëshmin kundër këtij ‘komploti’ jo vetëm kundër PD-së dhe opozitës, por të gjithë vendit.

Kjo ishte arsyeja se përse Edi Rama u shfaq i lumtur të premten përpara medieve. Fillimisht i qetësoi duke u thënë se nuk do i sulmonte dhe fyente kurrë. Tek e fundit nuk është se ka nevojë. Tashmë kontrollon çdo gjë në vend, duke nisur që nga gjyqësori e deri te Partia Demokratike.

Duke harruar se PD nuk është vetëm logo, por është frymë. Dhe opozicioni nuk ngrihet dhe nuk mbahet në këmbë me urdhër nga lart. Vendimi i djeshëm vetëm konfirmoi një aleancë të thurur që përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Më mirë kështu. Tani është koha të ndahet shapi nga sheqeri.