EMRI/ Humb jetën nga Covidi gjyqtari i Korçës

Humb jetën nga Covid një gjyqtar i Gjykatës së Korçës.

Maksim Qirjazi ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare në kryeqytet ku ndodhej i intubuar prej 10 ditësh.

Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve dhe humbjes së jetëve.