Franca, funeral madhështor Zhan Pol Belmondos, njësoj si për Zhak Shirakun

Nën tingujt e muzikës së Enio Morricone, në arkivolin para të cilit mijëra persona kaluan për nderimet e fundit, foli edhe Presidenti: të tilla ishin nderimet e rralla të përgatitura të enjten për aktorin francez Jean-Paul Belmondo pasi ai vdiq këtë javë në moshën 88 vjeç. 

Franca është duke mbajtur zi për vdekjën e Belmondo, një ikonë e kinemasë dhe e filmave aksion, i cili vdiq të hënën.

Politikanët, të famshmit dhe yjet e sportit ishin në mesin e mijëra njerëzve që ndoqën ceremoninë e rrallë në Les Invalides në Paris, ku Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim duke nderuar personelitetin e ndjerë.

"Ne e duam Belmondo-n sepse ai është si ne," tha Emmanuel Macron në ceremoni. Duke përshkruar veprën punën e Belmondos me drejtorët e New Wave, François Truffaut dhe Jean-Luc Godard, Presidenti francez e përshkroi atë si një "yll të pashembullt të kinemasë franceze".

Macron nënvizoi se Belmondo ishte gjithashtu një "figurë e paharrueshme" krahas autorëve të tjerë novatorë francezë, si Jean-Pierre Melville, Alain Resnais dhe Claude Chabrol.

Belmondo ishte një "figurë me të cilën u rritëm, nga filmi në film", vazhdoi Macron.

Mijëra njerëz ndërkohëu mblodhën për të parë funeralin në ekranet gjigante të ngritur për këtë rast, para se të pranoheshin për një lamtumirë të fundit të yllit të tyre, i njohur thjesht si "Bebel" në Francë.

Hera e fundit që u organizua një homazh i tillë ishte për ish -presidentin Zhak Shirak në vitin 2019.

"Është e rëndësishme për mua të jem këtu," tha pensionistja 66-vjeçare Brigitte Ratou, një nga të parat që mbërriti të enjten, tha për AFP.

"Është si t'i thuash lamtumirë një shoku të vjetër, dikujt që ka qenë që në adoleshencën time."

Funerali do të bëhet me familjen e ngushtë të premten.

Belmondo së pari u bë i famshëm si pjesë e lëvizjes kinematografike New Wave me filma si À bout de souffle dhe Pierrot Le Fou nga Jean-Luc Godard që paralajmëruan një stil të ri, postmodern francez.

Ai vazhdoi të bëhet një emër i famshëm, duke luajtur në 80 filma që mbulojnë një mori zhanresh, përfshirë komedi dhe thriller.

Belmondo gjithashtu shpesh quhej "Le Magnifique" (I Madhërishmi), pas satirës së agjentit sekret të viteve 1970 në të cilën ai luajti.

"Ai gjithmonë do të jetë i Madhërishëm," shkroi Macron në Twitter të hënën.