Përjashtimi i Berishës/ Nishani: Basha po asgjëson Partinë Demokratike. Hoxha: PD-së i duhej kjo shkundje!

Të ftuarit në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, diskutuan për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së nga ana e Bashës.

Analisti Poli Hoxha thekson se PD-së i duhej kjo shkundje. Nishani vlerëson se me vendimet që po merr, Basha po shkatërron Partinë Demokratike.   

Poli Hoxha: PD-së i duhej kjo shkundje. Është ndarë shapi nga sheqeri. Jam i lumtur që shoh Berishën përballë Bashës. Edhe Berisha është përgjegjës, edhe Nishani është përgjegjës për 30 vjet. Situata aktualisht është absurde. Procedurat janë shkelur edhe më parë.

Alban Dudushi: PD është e përçarë, ndodhet në “luftë civile”. SHBA kur shpall non grata, identifikojnë të keqen në shtete të ndryshme. Berisha shprehet se nuk jam unë e keqja. 

Bujar Nishani: Basha po shkatërron dhe asgjëson PD-në.