Turqi/ Djeg të bijën pasi refuzoi të martohej me të, babai më parë kishte djegur edhe...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një shtetas po planifikonte të martohej me vajzën e tij 13 vjeçare. I ati e rrahu 13 vjeçaren për vdekje dhe më pas i vuri flakën, pasi ajo refuzoi të martohej me të. Ngjarja e rëndë ndodhi në Turqi, ndërsa viktima dhe autori ishin emigrantë nga Siria.

Sipas “Mirror”, Ahmet Mohammad Dwala vrau vajzën e tij Amara Dwala, 13 vjeçe, në banjën e familjes të enjten e kaluar.

Sipas mediave vendase, ai vendosi muzikë të lartë që të mos dëgjoheshin ulërimat e vajzës, përpara se ai të largohej nga skena e krimit, me vajzën tjetër 12 vjeçare.

Skuadrat mjekësore mbërritën në vendngjarje dhe e dërguan të miturën në spital, por ajo ndërroi jetë sapo mbërriti atje.

Pasi u arrestua nga autoritetet, raportohet se Mohammad mohoi të gjitha akuzat gjatë marrjes në pyetje.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se ai ndodhej në kërkim pasi kishte vrarë një të ri duke i ngulur thikën për arsye se i ngacmonte të bijën, ndërsa raportohet se ka djegur edhe një nga ish-gratë e tij me ujë të valuar.

Faqja lokale e lajmeve Onedio raporton se nëna e vajzës së vrarë, jeton në Liban me burrin e saj të ri.