Broja: Duhet të bënim sa më shumë gola, por edhe me 5 jemi mirë

Kuqezinjtë mposhtën 5-0 San Marinon, të cilin e dominuan tërësisht përgjatë gjithë 90 minutave. Lojtarët e Rejas dhanë reagimin e duhur dhe e mbyllin fazën e ndeshjeve të shtatorit në mënyrën më të bukur të mundshme.

Në një intervistë për shtyp, Broja shprehet optimist për kuqezinjtë duke premtuar se do japin më të mirën e tyre në ndeshjet e tetorit.

Broja: “Nuk është vetëm se po luaj unë, po luan skuadra. Kemi qenë shumë mirë, kemi bërë shumë gola. Duhet të vazhdojmë kështu dhe kur të luajmë me Hungarinë dhe Anglinë. Kërkonim që të shënonim sa më shumë që mundeshim. Mund të bënim më tepër, por edhe me 5 jemi mirë. Para tifozëve shqiptarë është e bukur. Sa minuta më jep trajneri, unë i shfrytëzoj, mundohem. Dy gola në dy ndeshje dhe dy asist. Sigurisht që kjo më jep më tepër besim. Asisti te Uzuni? Është bukur kur sheh edhe gjithë shokët e tu duke u kënaqur”.