‘Jam e ëmbël por...’/ Kjo është infermierja që çmendi djemtë në ‘Përputhen’

Ada, 28 vjeç nga Skrapari është konkurrentja më e re në “Përputhen”.

Ajo ka përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres.

 

Gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme.

Ajo e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.

 

Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për pamjen e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes më të re.