EMRAT/ Grabitën një person në karburant në Itali, dënohen 2 shqiptarët

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, pasi dyshohet se janë autorë të një grabitjeje të ndodhur më datë 26 korrik në një zonë të Trevisos.

Në pranga ranë shtetasit nga Shqipëria, Selim Leba 31 vjeç dhe Nikolin Koçi, 40 vjeç, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Fillimisht, shqiptarët u ndalën për të mbushur makinën me karburant, teksa pikasën një person i cili po rregullonte një tabelë të qarkullimit rrugor.

Ky i fundit kishte lënë makinën e tij të parkuar dhe me xhamat hapur. Një prej shqiptarëve u afrua dhe vodhi një qese ku italiani kishte sendet personale, portofolin dhe celularin.

Italiani ndoqi nga pas shqiptarët, por se më vonë nga kamerat e sigurisë u zbuluan edhe hajdutët.

Drejtësia italiane ka zbardhur identitetet e shqiptarëve, pasi ka parë pamjet filmike.