VIDEO/ Një nga dështimet më të mëdha në karrierë: Haaland tregoi se ai është thjesht një njeri 'i zakonshëm'

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland në ndeshjen midis Norvegjisë dhe Gjibraltarit humbi një shans që dëshmon se ai është thjesht një njeri "i zakonshëm" i përbërë nga mishi dhe gjaku dhe se edhe mund të bëjë gabime.

Bomberi realizoi  një hat-trick në ndeshjen e mbrëmshme, dhe Norvegjia festoi me një fitore bindëse 5: 1.

Sidoqoftë, 21-vjeçari humbi një rast të artë në këtë sfidë, që është një nga dështimet më të mëdha në karrierën e tij deri më tani.

Për habinë e të gjithëve, Haaland  humbi një gol të sigurt me portën e boshatisur. Pas një pasimi nga e djathta, topi përfundoi tek Haaland, i cili goditi sferën, që përfundoi jashtë.

Haaland, megjithatë, realizoi tre gola me kombëtaren norvegjeze, për të cilët ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje.