E pazakontë/ Ish-presidenti Trump ‘nis punë’ si komentator boksi

Donald Trump është presidenti më i pazakontë që ka pasur SHBA. Këtë herë ai i ka befasuar të gjithë.

Pasi humbi zgjedhjet presidenciale, Trump duket se ka gjetur një hobi të ri. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit ku Evander Holyfield do të bëjë rikthimin e tij në ring, të shtunën në Florida.

Luftimi me 8 raunde, që përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit është, parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel”, në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistesh dhe jo një shfaqje.

58 vjeçari Holyfield, do të ketë përballë në këtë ndeshje 44 vjeçarin Vitor Belfort, një ish-kampion i UFC, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018.