EMRAT/ Morën peng 25-vjeçarin për një lavatriçe, në pranga 2 persona

Erjon Agalliu dhe Arben Bleta,  42 dhe 54 vjeç, janë vënë në pranga nga Policia e Fierit teksa një i tretë është shpallur në kërkim pasi kanë marrë peng për 2 orë një 25-vjeçar për shkak të një lavatriçeje. Policia njofton se 25-vjeçari fillimisht është dhunuar dhe më pas i është hequr liria.

"I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" e kryer në bashkëpunim. Në Fier u ndaluan për heqje të paligjshme të lirisë shtetasit Erjon Agalliu dhe Arben Bleta", njofton policia.