VIDEO/ 13 fakte tronditëse të krizës së Reformës në Drejtësi

Krizën e Reformës në Drejtësi e faktojnë çdo ditë vetë qytetarët, që nuk marrin prej vitesh drejtësi dhe ky është Fakt.

Kjo Reformë, që u miratua në mënyrë historike me 140 vota në Kuvend, i zhgënjeu qytetarët sepse menjëherë pas miratimit në 21-22 korrik 2016 ajo u kap, u bllokua dhe u përçudnua nga Rilindja.

Faktet janë kokëforte dhe flasin vetë!!

Miliona euro nuk dihet se ku kane shkuar, pasi situata është vërtet kritike në sistemin e drejtësisë dhe kolapsi është realitet.

Kush iu bën bisht këtyre fakteve dhe zëvendëson zgjidhjen me propagandë boshe, vetëm thellon krizën dhe zhgënjen edhe më thellë shqiptarët.

Duhet të dalin një për një përgjegjësitë e Rilindjes për kapjen dhe deformimin e thellë të Reformës në Drejtësi, ndryshe kriza do të thellohet dhe kolapsi do të dominojë sistemin e drejtësisë:

Ja faktet që ulërijnë:

1. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

2. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

3. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

4. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

5. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.

6. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

7. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

8. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

9. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

10. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos paur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

11. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:

a. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,

b. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,

c. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,

d. disa, që kishin bere evazion fiskal.

12. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016.

13. Gjykata Kushtetuese nuk ka marre as financimin më të domosdoshëm për funksionimin e saj dhe ky është skandal tepër i rëndë (VIDEO).