Të shtëna me armë zjarri në klubin e natës në Kansas, raportohet për të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur në një klub nate në Kansas të SHBA-ve, ku një person i armatosur ka hapur zjarr.

Agresori vrau një burrë dhe plagosi së paku gjashtë persona të tjerë.

Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa, dy të plagosur janë dërguar urgjentisht në spital, për shkak të plagëve që kishin marrë.