Gjyqtarë nga Zvicra për Shqipëri-San Marino

Shqipëri-San Marino do të luhet nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena” dhe drejtësinë në këtë takim do ta vendosin arbitra nga Zvicra.

Kryesor është Lukas Fahndrish dhe ndihmës të tij do të jenë Stefan de Alamedia dhe Marko Zyrher.

Edhe në VAR do të jenë zviceranë, që do të përbëhen nga Fedaji San dhe Lionel Tshudi.

Për publikun shqiptar gjyqtari kryesor, Lukas Fahndrish, nuk është i panjohur, pasi para dy muajsh, më 8 korrik, 37-vjeçari i solli fat Partizanit në Konferencë Ligë ndaj Sfintulit.

Takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, nën drejtimin e arbitrit që nesër do të mbajë drejtësinë e kuqezinjve, Partizani e fitoi në shifrat 5-2 ndaj moldavëve të Sfintulit.