Si në filma aksion/ Teksa roja izraelite flinte gjumë, gjashtë palestinez arratisen nga burgu i sigurisë së lartë

Një ngjarje e denjë për filma aksion është arratisja e gjashtë palestinezëve nga një burg izrealit i sigurisë së lartë përmes një tuneli.

Një nga rojet në burgun Gilboa i cili ishte në detyrë në kullën e vrojtimit kishte qënë në gjumë në momentin kur të burgosurit janë larguar.

Autoritetet e burgut e kuptuan se gjashtë të burgosurit kishin ikur rreth orës 3:30 të mëngjesit shkruan AlJazeera.

Sipas hetimeve të para gjashtë burrat kishin hyrë në banjën në qelinë e  tyre rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe u larguan përmes një vrime në dysheme të cilën e kishin mbuluar me një objekt.

Njëri pas tjetri ata kaluan në vrimë u zvarritën drejt fundit të tunelit dhe arritën të dilnin disa metra larg murit të burgut.

Autoriteti izraelit i burgjeve ka evakuuar deri më tani 90 të burgosur palestinezë nga 360  të mbajtur në Gilboa - një nga objektet më të sigurta të Izraelit.

Burgu do t’i nënshtrohet një inspektimi intensiv në ditët në vijim për tunele të tjera që mund të jenë hapur nga të burgosurit e tjerë.

Tuneli duket se ishte gërmuar nga poshtë tualetit në qeli, të cilin e ndanin gjashtë burrat - katër prej të cilëve vuanin dënime të shumta të përjetshme, sipas raporteve të mediave lokale.

Të burgosurit e aratisur janë Zakariya Zubeidi, 46 vjeç, një ish udhëheqës i partisë Fatah në qytetin verior të Bregut Perëndimor Jenin, si dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez.

Të arrestuarit e tjerë u identifikuan si: Monadel Yacoub Nafe'at, 26 vjeç, Yaqoub Qassem, Yaqoub Mahmoud Qadri, 49 vjeç, Ayham Nayef Kamamji, 35 vjeç, dhe Mahmoud Abdullah Ardah, 46 vjeç.

Para incidentit, shërbimi i burgut izraelit i kishte klasifikuar gjashtë burrat si "shumë të rrezikshëm" .

E përditshmja izraelite Haaretz raportoi se projekti arkitektonik për burgun Gilboa ishte ndarë në internet nga një firmë që ishte pjesë e ndërtimit të burgut, duke e bërë atë "të arritshëm për publikun".

Ndërsa mbetet e paqartë nëse projekti u përdor për të ndihmuar burrat në arratisjen e tyre, një zyrtar në shërbimin e burgut tha se publikimi i projektit është një "mbikëqyrje e sigurisë" serioze, tha Haaretz.

Të arratisurit besohet se janë drejtuar për në Jenin, ku janë vendosur familjet e tyre dhe ku Autoritetet Palestineze të njohura ndërkombëtarisht kanë pak kontroll.

Qadura Fares, kreu i Klubit Palestinez të të Burgosurve, e përshkroi arratisjen si një fitore kundër sistemit izraelit të sigurisë.