Zjarr në Poliçan, kodra me ullinj përfshihet nga flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të gjithë zonën kodrinore të mbushur me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Zjarri mendohet të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor që vuan nga probleme mendore.

Zjarri ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj.

Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore,është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrëfikës dhe vetë banorët e zonës.

Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës.ndërkohë që askioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.