‘Syri i Keq’ Alores tregon të pathënat rreth albumit të ri që pritet të publikohet së shpejti

Këngëtari i njohur Alores, ishte i ftuar në “Syri i Keq” , “Syri tv” me moderatorin e njohur Klevi Kadili.

Alores ka treguar se karrierën e tij  e ka nisur si rreper, pasi ajo ishte rryma që e kishte frymëzuar fillimisht.

I pyetur lidhur me realizimin e klipit më të fundit, ai ka treguar se është xhiruar në Danimarkë gjatë stinës së verës.

“Klipi eshte xhiruar në Danimarkë gjatë stinës së verës, pasi gjysma e jetës sime ka kaluar aty, andaj kisha nje lidhje shpirterore me ate vend”

Çfarë ndryshimi ka te punosh me femrat shqiptare nga ato të huaj në klipe"?

"Kultura e femrës shqiptare është pak më e prapambetur se ata te huaja, andaj do te zgjidhja më e mirë si protagoniste kryesore nje vajze te huaj qoftë modele apo jo.

Moderatori i kërkoi që të fliste pak më shumë rreth bashkëpunimit të tij që pati me Çiljeta Çilagën, i titulluar “Pa ty’.

“Ciljeta është një nga këngëtaret  e cila dëshiron të nxjerrë produktin që ajo do, pa i interesuar shumë se çfarë mendojnë te tjerët.

"E falenderoj publikisht për bashkepunimin me te dhe shpresoj shumë që të kthehet në muzikë, pas këaj pauze te madhe që ajo ka vendosur”-ka përfunduar ai.

Alores foli më gjatë edhe rreth projekteve qe ka për të ardhmen ai u shpreh se ka në plane të sjellë shumë bashkëpunime .

Albumi që do dalë tani  përmban 30 këngë dhe do të jetë diçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

"Ndonëse njerëzit kanë menduar se unë isha larguar këto kohë nga periudha muzikore, ju them se kanë gabim, pasi kam punuar deri në 12 orë per të sjellë albumin e radhës.”