Edhe Hitleri konsultohej.../ Meme dhe ironi me qeverinë e Ramës

Shpallja e qeverisë së re nga Edi Rama nuk nxiti ndonjë kuriozitet të madh në median sociale.

Kjo për shkak se pak a shumë dihej skema. Do kishte shumë gra, ndërsa emrat nuk i dinte askush përveç Edi Ramës. Megjithatë pas shpalljes, ka pasur shumë reagime dhe ironi në median sociale.

Lexoni dhe shikoni disa nga batutat dhe memet më pikante në rrjet.

ANDI BUSHATI

Këto të qeverisë Rama nuk janë gra, por femra që shkojnë pas mashkullit dominant

ANDI BEJTJA

Edhe Hitleri konsultohej disa ditë para parapra?isht me ata që do emëronte ministra dhe ua bënte të ditur të paktën një javë më parë, Rama jo, sapo e tha në ‘Opinion’: ata që u bënë ministra e ministre e morën vesh atë moment në sallë... Nuk bëri asgjë më pak e asgjë më shumë veç atë që të gjithë e dimë, i shumëzoi vetë me zero... prandaj po them nuk ke si bën analizë për Qeverinë Rama.

GENC SEJKO

-Po pres atë momentin e sikletshëm kur shkon e betohesh tek presidenti që ke shkarkuar

-Asambleja e PS-se pritet të fillojë punë sapo të mbërrijë Yuri Kim

JULIAN DEDA

Benit ia ka gjetur fiks postin, "Ministër për firmosjen e vjedhjeve", e bën e qan ai..!

EDI OGA

Më duket mua apo "Rama 3" është thjesht një mutacion i "Rama 2"?