'Viti i mbrapshtë për Shqipërinë: për 100 djem të lindur, 107 burra të vdekur'

Një vit të mbrapshtë për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, e ka cilësuar vitin 2020, Drejtoresha Ekzekutive e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Mbështetur në të dhënat e fundit statistikore, janë goditur më shumti meshkujt e Shqipërisë:

“Për çdo 100 djem të lindur, Shqipëria ka shënuar 107 burra të vdekur. Kjo është statistika e një viti jo lufte, po pandemie e krize demografike: viti 2020,” ka nënvizuar Brahaj.

“Një vit më parë në 2019-ën, raporti ishte 79 vdekje meshkujsh për 100 lindje, po nga ky grup gjinor,” është theksuar në vijim, pasi janë publikuar me hollësi edhe shifrat: