Studenti braktis studimet: Nuk e dija se zgjedhja e lirisë në shek. e 21 do kishte kosto kaq të lartë

Vendimi i qeverisë Rama për vaksinimin me detyrim të studentave ka sjellë edhe pasojat e para, ku studenti Shyqyri Myrtollari ka vendosur të braktisë studimet, pasi nuk do të mari vaksinën anti-Covid.

‘Një nga vendimet më të vështira në jetë, nuk e kisha menduar kurrë që do të më duhej të bëja një zgjedhje të tillë, nuk e kisha menduar kurrë se sakrifica për të qenë në krahun e të drejtës për të zgjedhur lirinë, në shekullin e XXI në vitin 2021 do kishte një kosto kaq të lartë’, shkruan Myrtollari në Facebook.

Postimi i plotë i studentit Shyqyri Myrtollari:

Një nga vendimet më të vështira në jetë, nuk  e kisha menduar kurrë që do të më duhej të bëja një zgjedhje të tillë, nuk e kisha menduar kurrë se sakrifica për të qenë në krahun e të drejtës për të zgjedhur lirinë, në shekullin e XXI në vitin 2021 do kishte një kosto kaq të lartë.

Me shumë keqardhje unë sot vendosa të pezulloj studimet e mia master për sa kohë që do të jetë në fuqi ligji për vaksinimin me detyrim për studentët dhe për sa kohë nuk ka një zgjidhje për të gjithë ata që kanë zgjedhur të mos vaksinohen.

Gjithashtu është e kuptueshme që çdo detyrim monetar ndaj universitetit do të pezullojet deri në një vendim të dytë.

Jam i vetëdijshëm që po marr një vendim që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen time, por unë nuk dua të ndërtojë një të ardhme skllav i një sistemi të një grup njerëzish që duan të qeverisin në kokën e tyre.

Ky është një vendim apartiak, por sigurisht një vendim poltik që mbron të drejtën për të luftuar për vlerat demokratike dhe lirinë për të zgjedhur.

Vendimi nuk vjen i pa bazuar në arsye. Për rreth një muaj jam menduar për vendimin që do të merrja sepse vendim për vaksinimin e detyrueshëm isjte  i pritshëm për mua.

Disa nga arsyetimet që kanë ndikuar në vendimin tim janë:

1. Asnjë prej kompanive që kanë prodhuar vaksinat nuk është e qartë dhe nuk dini çfarë efektesh anësore mund të ketë vaksina, pra është shumë herët për të pasur një rezultat përfundimtar mbi efektivitetin dhe sigurinë për një trup të shëndetshëm pas bërjes së vaksinës dhe rrjedhimisht është shumë herët për ta bërë me detyrim vaksinimin.

2. Në studimin e fundit të Universitetit të Telavivit në Izrael rezulton që individët që kanë kaluar virusin të pa vaksinuar janë 13 fish më të mbrojtur nga varianti delta sesa ata që janë vaksinuar me vaksinën Pfizer(një nga më parapëlqyerat) atëherë pse personat që e kanë kaluar duhet të vaksinohen me detyrim? Natyra ka treguar që është gjithmonë më e fuqishme se ajo e prodhuar në laburator ( çdo ditë mburremi me ushqimet bio kundrejt atyre omgj, kurse për ata që patën fatin ta kalojnë virusin në mënyrë natyrale dhe krijuan antitrupa kërkojmë ti shtojmë antitrupa laboratori?!)

3. Për gjatë gjithë verës u lejuan festa, koncerte e të tjera organizme, madje vetë qeverisjet lokale kanë organizuar festa me një pjesmarrje relativisht të lartë me mijëra persona dhe pa masa mbrojtëse me një popullsi të pa vaksinuar, tani ku e gjejnë arsyetimin që në universitet nuk hyn dot i pavaksinuar, në festë më lejojet kurse në universitet jo, të rrezikshëm jemi vetëm në auditor?

4. Mediat nuk trasmetojnë, por jam munduar të marr informacione përmes burimeve të ndryshme dhe të afërmve që jetojnë në vende të bashkimit europian, në Itali kanë protestuar mjekë kundër vaksinimit me detyrim, në Francë ka pasur protesta kundër vaksinimit me detyrim, në Berlin Gjermani pardje kishte një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Në themel qëndron fakti që po shkelen të drejtat themelore të njeriut, po kufizohet liria për të zgjedhur, demokracia që do të thotë qeverisja e popullit është thjesht një përrallë. 

Të dashur miq studetë dhe jo studetë mendimi i gjithëkujt është i mirëpritur, liria e mendimit prevalon përpara qëndrimit tim, por do ju lutesha që kush ndan të njëjtin mendim me mua ti bashkohet kauzës dhe të pezullojë studimet deri në një vendim të dytë . Universitet mbahen nga paratë që ne paguajmë dhe një bojkotim i viti 2021-2022 do të ishte një kosot e madhe ekonomike me një vendim që vjen si rrjedhojë e një vendimi të nxituar, arrogant dhe jo demokratik i qeverisë.

Ne nuk e kemi mbështetjen mediatike, prandaj kam një lutje të dytë për ju që keni të njëjtin mendim mua, ta shpërndajmë lajmin me miqtë dhe të bashkojmë zërat, që zërin tonë të vogël ta bëjmë të madh.

Nëse ne humbim një vit nga jeta studetore, nuk kemi humbur ndonjë gjë të madhe, përkundrazi kemi përfituar një vit me informacione të reja dhe studime më serioze mbi vaksinat. Siguria për atë çka fusim në trup vlen më shumë se të humbësh një vit në  universitet.

Në jetë kam kuptuar që vendimet e nxituara janë në shumicën e rasteve të gabuara, prandaj ju sygjeroj të merrni një vendim në qetësi dhe mbi arsyetime të logjikshme dhe të merrni guximin ta thoni me zë të lartë, është momenti të mos rrimë pasiv.