", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/August/31/auto_Screenshot_141630408294.jpg", "width": 900, "height": 505 } }

Zyrtare/ Një tjetër talent shqiptar firmos me Interin

Pas Andi Hotit dhe Donart Lubishtani, një tjetër shqiptar, i bashkohet klubit të Interit. Bëhet fjalë për talentin 16 vjeçar, Kevin Zefi, i cili ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me zikaltërit, teksa do të luaj për fillimisht për ekipin e të rinjve.

I rritur në akademinë e Shamrock, Zefi shihet si një ndër lojtarët më premtues në Iralndë. Ai luan si sulmues dhe fillimisht do t’i bashkohet ekipit U-17 të Interit, por duke patur parasysh cilësitë e tij nuk përjashtohet mundësia të luaj me Primaverat e Christian Chivu.

Zefi kërkohej nga disa klube të mëdha europiane si Manchester City, Manchester United, PSV Eindhoven, Juventus, por Inter në fund ia doli të triumfojë duke firmosur me të.