Anas Haqqani: 'Njerëzit janë të lumtur' për fitoren e talebanëve

Në aeroportin e Kabulit, një udhëheqës taleban ka pohuar se "njerëzit janë të lumtur" që militantët kanë "sjellë paqe" në Afganistan, sipas një klipi të postuar në Twitter nga Tariq Ghazniwal, një figurë e shtypit taleban.

Anas Haqqani, nga rrjeti Haqqani që është pjesë e talebanëve, shihet duke i thënë një gazetari: “Është e natyrshme që kur ka një ndryshim të regjimit, do të kesh disa sfida në fillim".

Ai rrëzoi disa pretendime se ushtarë talebanë grabitën shtëpitë e njerëzve, por "shumica e tyre janë në burg tani".

"Pra, padyshim që ka pasur probleme të vogla. Ka qenë një ndryshim i madh. Ju humbisni gjëra edhe kur jeni duke ndërruar shtëpinë kurse këtu po kalojmë nga një regjim në tjetrin."

Që nga marrja nën kontroll e talebanëve, ka pasur raportime për dhunë të talibanëve kundër civilëve, përfshirë një "masakër" brutale të anëtarëve nga pakica Hazara sipas grupit të të drejtave Amnesty.

Anas Haqqani tha gjithashtu se "disa elementë nuk duan paqe në Afganistan, ata donin që okupimi (amerikan) të vazhdonte".

"Ju keni qenë dëshmitarë se ne kemi arritur të sjellim paqen. Njerëzit janë të lumtur. Unë po flisja me një mjek. Ai tha,"sSpitalet dikur ishin plot me të plagosur dhe të vdekur ". Epo kjo nuk ka ndodhur tani.