Lideri taleban uron luftëtarët për fitoren e pavarësisë: Tregohuni të butë me popullin!

Pas largimit edhe të ushtarit më të fundit amerikan nga Afganistani, Tariq Ghazniëal, i cili drejton një faqe interneti propagandistike talebane, ka postuar klipe të drejtuesve të grupit militant që hyri në aeroportin e Kabulit. Në njërën prej tyre, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid shihet duke iu drejtuar një grupi luftëtarësh me armatime të plota luftarake.

Ai shihet duke i falënderuar për përpjekjet e tyre dhe duke i përgëzuar për "fitoren e pavarësisë".

"Ne jemi krenarë për sakrificat tuaja. Kjo është për shkak të vështirësive që pësuat ju dhe udhëheqësit tanë. Është për shkak të ndershmërisë dhe durimit (të udhëheqësve tanë) që ne jemi të pavarur sot," tha ai.

"Prandaj ju përgëzoj ju dhe kombin afgan. Dëshira jonë është që vendi ynë të mos pushtohet kurrë më. Ne duam paqe, prosperitet dhe një sistem të vërtetë islamik."

Ai gjithashtu u bëri thirrje luftëtarëve talebanë që të "jenë të butë" me popullin afgan.

"Unë gjithashtu do të doja t'ju kërkoja që të jeni të kujdesshëm në mënyrën se si silleni me njerëzit tuaj. Ky komb ka vuajtur shumë. Populli afgan duhet të trajtohet me dashuri dhe simpati. Pra, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Ne nuk u jemi imponuar atyre ”.