‘Të dehur në timon dhe mosbindje ndaj policisë’/ Arrestohen 4 persona në Durrës

Gjatë ditës së sotme, blutë e Durrësit kanë arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas pilicisë, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë si dhe dy shtetas të tjerë janë konstatuar pa patentë dhe të dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Y., 43 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksëagen” dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar;

L. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 18, Durrës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit E. D., 37 vjeç dhe N. Q., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë konflikti me njëri-tjetrin, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.