'Sezoni i synetllëkut' në Filipine rifillon pas vonesave të koronavirusit

‘Jam i shqetësuar, nëse nuk bëhem synet tani, do të turpërohem’.

Bërja synet apo rrethprerja rrallë vihet në diskutim në në Filipine dhe djemtë janë nën presion të jashtëzakonshëm për t’iu nënshtruar procedures.

Për më shumë se një vit, Caspien Grutaka qënë në merak sepse bërja e tij synet  një rit kalimi nga ku duhet të kalojnë djemtë në Filipine - u vonua, së pari nga një shpërthim vullkanik dhe më pas nga pandemia e koronavirusit.

"Unë jam i shqetësuar se nëse nuk bëhem synet tani, do të turpërohem," tha Gruta, 12 vjeç.

Filipinet kanë një nga normat më të larta të rrethprerjes në botë, me shumë që e shohin praktikën shekullore si çelësin që djemtë të hyjnë në burrëri.

Edhe psesynetllëku është vënë nën kontroll diku tjetër, pasi disa kritikë e quajnë atë "abuzim me fëmijët", ai rrallë vihet në diskutim në Filipine dhe djemtë përballen me presion të jashtëzakonshëm për t'iu nënshtruar procedurës.

Çdo vit, mijëra fëmijë para-adoleshencës e kanë operacionin falas në klinikat qeveritare ose të sponsorizuara nga komuniteti.

Por vitin e kaluar, "sezoni i synetllëkut" u anulua për herë të parë në memorien e atyre që janë gjallë për shkak të shpërthimit të virusit, duke vonuar operacionin për shumë djem si Gruta.

Të lënë në harresë - dhe me  “laf…” e tyre të paprekur - djemtë janë tallur nga të afërmit dhe miqtë e tyre meshkuj.

Gruta ishte një nga djemtë më të rritur që u rreshtua në një fushë të mbuluar basketbolli të kthyer në klinikë në Silang, Cavite në jug të Manila, një nga provincat e pakta që kanë rifilluar ngadalë shërbimin falas që nga maji.

"Ndihem sikur jam një filipinez i vërtetë tani sepse bërja synet është pjesë e të qenit filipinez," tha Gruta pas procedurës 20-minutëshe.

Të veshur me maska ??dhe mburoja për fytyrën, djemtë u ulën në karrige plastike pranë një rreshti tavoline prej druri të rrethuar nga një perde e kuqe.

Disa dukeshin të ngazëllyer ose bënë çmos që të dukeshin moskokëçarës. Të tjerët ishin të tronditur ndërsa prisnin.

Pasi hoqën pantallonat e shkurtra, të rinjtë u shtrinë në një tavolinë me këmbët e varura mbi buzë të tavolinës dheme  ijet e mbuluara nga një çarçaf operacioni.

Disa u fshehën nën një mbulesë fytyre ose mbuluan sytë kur iu dha një anestezion lokal. Kirurgu pastaj kreu punën.

"Unë u bëra synet sepse më thanë se do të zgjatem edhe më e do të bëhem më i mirë në sport," tha 12-vjeçari Almer Alciro, i cili shkoi në një klinikë tjetër në natyrë për procedurën e vonuar.