VIDEO/ Pamje të frikshme, si ndodhi aksidenti me 1 viktimë në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Manati të Lezhës, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një i ri e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime zyrtare nga policia thanë Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç humbi jetën si pasojë e aksidentit ku makina tip ‘Ford Fiesta’ ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.

Makina është përplasur me një mur dhe më pas është përmbysur, siç edhe duket në pamjet e një kamera sigurie që ka filmuar dinamikën e aksidentit të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.