Albin Kurti mbledh sot qeverinë, pritet rikthimi i masave të ashpra anti-Covid

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, ku pritet të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet, sipas RTK, që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë pati 16 të vdekur si pasojë e ndërlikimeve nga Covid.