Albumi i Kanye West do të publikohet më 2024

Kanye West ka lajmëruar të gjitha fansat se së albumi i tij muzikor i radhës do të publikohet në vitin 2024.

Reperi, 44 vjeç, duhej ta publikonte albumin “Donda” më 23 korrik pas festës së parë të dëgjimit, por ai vendosi ta anulonte vendimin, pa u dhënë arsye fansave.

Reperi organizoi një ngjarje në Soldier Field në Chicago të enjten mbrëma, duke ua ofruar fansave mundësinë për t’i blerë materialet.

Ndër artikujt në shitje ishin kapelat dhe bluzat e Dondës ku paraqiteshin fotografitë e shtëpisë së fëmijërisë së Kanyet dhe fotografitë e foshnjërisë.

Radhët e fansave që donin t’i kishin materialet kishin mbushur stadiumin, ku shumë prej tyre u zhgënjyen pasi artikujt u shitën.

Ajo që i surprizoi edhe fansat ishte prezenca e Kim Kardashian në event e cila u shfaq e veshur si ‘nuse’, duke ju treguar të gjtihëve mbështetjen e saj ngdaj ish-bashkëshortit.