Kurthi i policisë/ Kjo është vajza që u kap me 1.4 ton kokainë në shtetin fqinj

Ditën e sotme një ngarkesë prej 1.4 ton kokainë u zbulua dhe sekuestrua në Malin e Zi.

Nga raportimet e mediave malazeze, në pranga ranë Budo Krstovi? 66 dhe Marina Krstovi? 27 vjeç.

Pamjet tregojnë momentit kur transportohen i ati dhe e bija në ambientet e prokurorisë për t’u marrë në pyetje.

Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre më pas arrestuan i ati me vajzën.