", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/August/27/auto_E9TEi6eXMAMDwJO-1536x1152-1-800x6001630073236.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

FOTO/ Ish-ministri me diploma të Oxfordit bëhet shpërndarës picash

Një ish-ministër i Afganistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij.

Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani në mërgim, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte.

Saadat tha se historia e tij ‘duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe’.

Raportohet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit.

Në karrierën e tij 23 vjeçare, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.