Rita Ora publikon bashkëpunimin ‘Seaside’

Rita Ora ditën e sotme ka publikuar projektin e saj më të ri, i cili është një bashkëpunim mes katër artistëve.

“Seaside” mban titullin kënga e saj më e re e cila është realizuar me klip së bashku me Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Sapo u publikua kënga ka marrë menjëherë mijëra pëlqime në ‘Youtube’.

Klipi është realizuar në një vend bregdetar dhe Rita shfaqet si protagoniste kryesore në të veshur me një fustan me gurë të shndrritshëm që i japin shumë hijeshi.